12 Qershori shënon Ditën Ndërkombëtare kundër punës së fëmijëve. Çdo fëmije ka të drejtë të mbrohet nga shfrytëzimi ekonomik që përfshin kryerjen e çdo pune që paraqet rreziqe për shëndetin fizik e mendor dhe që cënon edukimin e tyre. Ishim sot në Qendrën “Tjetër Vizion” së bashku me Kordinatorin Antitrafik Znj. Anila Trimi, Zv Ambasadorin e Prezencës së Osbe-së në Shqipëri Z. Robert Wilton dhe aktorë lokalë për të parë nga afër praktikat pozitive të identifikimit të fëmijëve në situatë vulnerabël dhe orientimin e tyre drejt kurseve profesionale si një hap i parë i parandalimit të punës së detyrueshme dhe zgjedhjes së tyre në përputhje me kërkesat e tregut të punës. Sot ende kemi në vendin tonë fëmijë që lypin, shesin apo punojnë në mënyrë informale. Ndaj është e nevojshme një qasje ndërsektoriale për identifikimin, referimin dhe menaxhimin e tyre.