Për të festuar dhjetëvjetorin e nënshkrimin të Konventës Lanzarote, në Strasburg u mbajt një konferencë me temë “Fundi i shfrytëzimit seksual dhe abuzimit të fëmijëve: Drejt një bote të besimit” ku morën pjesë përfaqësues nga të gjitha shtetet palë në Konventë, OJF relevante dhe aktorë të tjerë kyç. Konventa e Lanzarote, është nënshkruar më 25 tetor 2007 dhe është ratifikuar nga 42 shtete anëtare të Këshillit të Evropës. Ajo synon të mbrojë fëmijët nga dhuna seksuale, si dhe të mbështesë viktimat dhe familjet e tyre. Konferenca u fokusua në tre temat kryesore të punës së Komitetit Lanzarote: Të bëjë “rrethin e besimit” botën më të sigurt për fëmijët; Besimi pa kufij: Mbrojtja e fëmijëve migrues dhe refugjatë nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual, dhe Mbrojtja dhe fuqizimi i fëmijëve në botën dixitale.
Kryetarja e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, Znj. Ina Verzivolli, si përfaqësuese e shtetit shqiptar mori pjesë në këtë konferencë si anëtare e Komitetit Lanzarote. Gjithashtu, Znj. Verzivolli, ne rolin e Kryetares së Komitetit Ad hoc për të Drejtat e Fëmijëve prezantoi Udhëzimin për mbrojtjen e fëmijëve ne boten dixhitale, që përfshin udhëzime për shtetet si të aplikojnë Konventën Lanzarote lidhur me mbrojtjen e fëmijeve online.