Në datën 26 Prill 2017, Këshilli i Ministrave miratoi Axhendën Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2017-2020 e cila ka për vizion krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin e shëndetshëm fizik dhe psikosocial të fëmijëve, përfshirjen sociale dhe pjesëmarrjen e tyre në të gjitha proçeset, bazuar në interesin më të lartë të fëmijës.
Agjenda synon të arrijë mbrojtjen dhe promovimin efektiv të të drejtave të fëmijëve në Republikën e Shqipërise, duke zbatuar standartet ndërkombëtare dhe kombëtare në këtë fushë dhe duke nxitur një qasje të integruar dhe gjithëpërfshirëse për të drejtat e fëmijëve. AKDF paraqet një kuadër shumëdisiplinor dhe sistematik, i cili duhet të integrohet në të gjitha dokumentet, planet dhe veprimtaritë e tjera kombëtare dhe lokale të lidhura me fëmijët, në frymën e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve.
Agjenda Kombëtare për të Drejtat Fëmijëve përfaqëson një dokument strategjik, i cili shpreh prioritetet e institucioneve shtetërore në fushën e të drejtave të fëmijëve, si dhe njëkohësisht, një kuadër të unifikuar për monitorimin e progresit të Qeverisë shqiptare drejt realizimit të të drejtave të fëmijëve, në të gjithë sektorët relevantë.
Lexoni ne linkun Agjenda-kombetare-per-te-drejtat-e-femijeve
Permbledhje-e-Agjendes-Kombetare-per-te-Drejtat-e-Femijeve-2017-2020