Takimi i tretë i Komitetit Ad hoc për të Drejtat e Fëmijës (CAHENF) u zhvillua në datat 22-24 nëntor, dhe u drejtua nga Kryetarja e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve Znj. Ina Verzivolli, si përfaqësuese e shtetit shqiptar, njëkohësisht kryetare e Komitetit.

Gjatë këtij takimi, u miratuan Udhëzimet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në internet – dokument i cili pritet të miratohet nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës në fillim të vitit 2018. Këto udhëzime do ti shërbejnë shteteve anëtare të Këshillit të Europës për hartimin e politikave në këtë fushë.

#UnëMbrojFëmijët