skip to Main Content

Kryetarja e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës znj, Alma Tandili mori pjesë në konferencën kombëtare, me temë: “Besimet fetare kundër trafikimit të Qenieve Njerëzore”.Kjo konferencë u organizua nga Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë dhe Caritasi Shqiptar. Në të morën pjesë krerët e besimeve fetare, përfaqësues të ambasadave të akredituara në Tiranë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të institucineve të shtetit shqiptar.
Në fjalën e saj ajo u shpreh se besimet fetare në Shqipëri dhe bashkëjetesa e tyre janë modeli më i mirë jo vetëm ne Ballkan, por edhe në botë. Situata në të cilën ndodhemi për shkak të Pandemisë Covid 19, ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e numrit të raportimit të fëmijëve në nevojë për mbrojtje. Ndaj të gjithë së bashku të forcojmë përpjekjet tona për të luftuar trafikimin , parandaluar të gjitha format e dhunës, abuzimit tek fëmijët , duke ndihmuar familjet në komunitetet ku jetojmë nëpërmjet identifikimit, raportimit, edukimit të vlerave njerëzore.

#ASHDMF

#MSHMS

#CaritasAlbania

#KomitetiNdërfetarShqiptar

Besimet Fetare Kundër Trafikimit Të Qenieve Njerëzore
Besimet Fetare Kundër Trafikimit Të Qenieve Njerëzore
Besimet Fetare Kundër Trafikimit Të Qenieve Njerëzore
Besimet Fetare Kundër Trafikimit Të Qenieve NjerëzoreBesimet Fetare Kundër Trafikimit Të Qenieve Njerëzore