skip to Main Content

(25/01/2021)

Mbrojtja dhe siguria online për fëmijët është një fushë e re për Punonjësit e Mbrojtjes së Fëmijëve që kërkon njohuri të specializuar në këtë fushë. ASHDMF krahas fushatave dhe materialeve informuese që ka shpërndarë në shumë bashki të vendit, në koordinim me institucionet AKCESK dhe Drejtorinë e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit është angazhuar në organizimin e trajnimeve për Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve në 12 qarqet e vendit. Në trajnimin e realizuar në Drejtorinë e Policisë vendore në Shkodër mbi sigurinë kibernetike krahas punonjësve të policisë morën pjesë punonjës të mbrojtjes së fëmijëve nga Bashkia Shkodër, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës.
Ekspertë të fushës shpjeguan rëndësinë e parandalimit dhe rreziqeve që vijnë nga keqpërdorimi i internetit.
Rastet e bullizmit, vjedhja e identitetit, ngacmimet apo shantazhet online ndaj fëmijëve u diskutuan në trajnim si dhe mënyra ku të referohen dhe ndiqen këto raste.

#fëmijëttëparët

#ASHDMF

#MSHMS

#AKCESK

#Policiaeshtetit

#BashkiaShkodër

(15/01/2021)

Mbrojtja dhe siguria online për fëmijët ishte një nga temat që u trajtua gjatë trajnimit mbi rritjen e kapaciteteve mbi sigurinë kibernetike të zhvilluar në Drejtorinë Vendore Të Policisë Elbasan. Krahas oficerëve të policisë, punonjësve të sigurisë në shkolla, ishin dhe Punonjës të Mbrojtjes së Fëmijëve të bashkive Elbasan, Cërrik dhe Peqin. Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, AKCESK dhe Drejtorinë E Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit me mbështetjen e Institutit Të Komunikimeve Teknologjike dhe Digjitale u mundësua rritja e kapaciteteve për profesionistët e mbrojtjessë Fëmijëve.
Ruajtja e privatësinë ne rrjete sociale, kujdesi për informacionin personal që shpërndahet në internet, përvojat profesionale dhe personale të pjesëmarrësve, për trajtimin e rasteve “viktima” të krimit kibernetik ishin ceshtje me interes që u diskutuan gjatë trajnimit.

#fëmijëttëparët

#ASHDMF

#MSHMS

#AKCESK

#Policiaeshtetit

#BashkiaElbasan